Më datë 25 maj, Roma rikthehet të diskutojë një finale europiane pas plot 31-vitesh teksa në stadiumin Air Albania të Tiranës do të sfidojë holandezët e Feynoord për trofeun e Conference League.
Verdhekuqtë në këtë ndeshje do të kenë edhe mbështetjen e një numri të lartë tifozësh që do të udhëtojnë nga Italia, teksa kërkesat për një biletë në tribunat e Air Albania janë të jashtëzakonshme.
Por, teksa përgatiten për një transfertë madhështore, ultrasit e Romës nëpërmjet një komunikate kanë bërë të qartë edhe rregullat që duhet të ndjekë secili prej anëtarëve.
Një nga pikat që tërheq më së shumti vëmendjen është ajo ku theksohet se tifozët duhet të respektojnë qytetin që i mirëpret, pra Tiranën.
Ndër të tjera, ultrasit e Romës kërkojnë nga anëtarët të jenë korrektë në stadium dhe jashtë impiantit.