Një ditë pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore njoftoi se kishte nisur një hetim për dekonspirimin e operacionit “Plumbi i Artë”, kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano, paralajmëroi se kushdo ka nxjerrë informacion do të mbajë përgjegjësi.
Me tej Nano tha në një dalje për mediat, se operacioni është në vijim dhe orët e fundit ka pasur zhvillime të reja në lidhje me ekzekutimet e masave për dosjen e cila përmban rrëfimin 18 ngjarjeve kriminale nga Nuredin Dumani dhe deri më tani ka vënë nën hetim 32 persona.
Largimi i shumë personazheve të krimit për të cilët u lëshua një urdhër arresti nga Gjykata vuri në lëvizje autoritetet për dyshimet se operacioni mund të jetë dekonspiruar