Zlatan Ibrahimovic është ndryshe nga të tjerët. E ka treguar shumë herë. E tregoi edhe sonte në festën e titullin kampion të Italisë me Milan.
E kishte fituar edhe më parë, me fanellën e Milanit. Tashmë është 40 vjeç dhe ky titull për mënyrën si erdhi është më i bukuri për të. Aq më tepër që ishte lideri i një skuadre që nuk numëronte emra të mëdhenj.
Ibra di ta marrë vëmendjen dhe titullin sot e festoi me shampanjë dhe me puro, teksa parakaloi drejt podiumit për të marrë medaljen e titullit.
Goat man goat man @Ibra_official ❤️🖤❤️🖤 pic.twitter.com/D1MvIU53eG
— Sherwin Samuel (@sherwinsamuel_) May 22, 2022