Nuk pati surprizë në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Sali Berisha rimerr drejtimin e kësaj force politike, pas 9 vitesh.
Ish-kryeministri pati përballë Ibsen Elezin, në votimin që u zhvillua në 108 qendra në mbarë vendin. Zgjedhja e kryetarit u bë sipas parimit një anëtar një votë.
Në një konferencë për shtyp në orët e vona të së dielës, pas përfundimit të numërimit në degë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale zyrtarizoi fitoren e Sali Berishës, me 40 820 vota (93,45% të votave).
Tashmë, fati i forcës politike më të madhe opozitare të vendit i mbetet Gjykatës së Tiranës, një proces që ky që është shoqëruar me kontestime të shumta.
Nga ana tjetër, Berisha nuk ka marrë parasysh paralajmërimet e ardhura SHBA dhe së fundmi nga Gjermania, se me rikthimin e tij, partnerët ndërkombëtarë do të ndërpresin bashkëpunimin me PD-në.
Rikthimi i Berishës në krye të PD-së vjen vetëm katër ditë nga një vjetori i shpalljes së tij dhe familjes së tij si persona “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit me akuzat e rënda të korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë.