Pas 11 vitesh pritje, Milan u rikthye te titulli kampion. Pa yje të mëdenj, kuqezinjtë në këtë sezon u shfaqën një grup i bashkuar me në krye trajnerin Stefano Pioli, por mbi të gjitha të udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic.
40-vjeçari ka qenë një lider për skuadrën në fushë, por më së shumti për frymën që ka përçuar në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë, pas ndeshjes së fituar ndaj Sassuolos është publikuar edhe një video e suedezit që mban fjalim para shokëve të ekipit duke theksuar se në fillimi askush nuk besonte te Milani, ndërsa nuk mungon edhe një veprim “alla Ibra” pasi 40-vjeçari kthen përmbys tavolinën.
“Në fillimin e sezonit, askush nuk besonte te ne, por nga e gjitha kjo ne u bëmë më të fortë. Jam shumë krenar për të gjithë ju, prandaj më bëni një nder; festoni si kampionë sepse nuk është Milano që i përket Milanit, është Italia që i përket Milanit”, përfundon Ibra duke ndezur festën te shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.
AlwayZ believe in @Ibra_official 💪#AlwaysWithYou #SempreMilan pic.twitter.com/jZVY3OqwBI
— AC Milan (@acmilan) May 23, 2022