Bota Përplasje të dhunshme në Roterdam pas humbjes së Feyenoord, arrestohen 72 persona

Përplasje të dhunshme në Roterdam pas humbjes së Feyenoord, arrestohen 72 persona

Ndryshe nga Tirana ka qenë mbrëmja e djeshme në Roterdam të Holandës pas humbjes së Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës.

Tifozë të shumtë të zhgënjyer u përplasën me policinë duke shkaktuar shkatërrime të shumta.

Një tramvaj dhe një autobus u shkatërruan, ndërsa u thyen shumë xhama vitrinash.

Policia arrestoi 72 persona të përfshirë në akte dhune, ndërsa 2 efektivë u lënduan nga sendet e forta.

Qetësia u vendos vetëm pas orës 1 të mëngjesit pasi policia përdori ujë për të shpërndarë turmat.