Aktualitet Vritet 37-vjeçarja shqiptare në Itali, goditet me thikë para shtëpisë së saj

Vritet 37-vjeçarja shqiptare në Itali, goditet me thikë para shtëpisë së saj

Brunilda Halla 37 vjeç, një shqiptare që jetonte prej vitesh në Itali, është vrarë pas goditjes me thikë përpara shtëpisë së saj.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në zonën e Raguzës. 37-vjeçarja u godit me thikë nga një person. E plagosur, arriti të futej brenda shtëpisë së saj. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për gruan shqiptare. Ajo ndërroi jetë sapo shkoi në spital për shkak të gjakderdhjes.

Gazetat lokale italiane raportojnë se ajo u godit me thikë përpara syve të djalit të saj 11-vjeçar, por hetuesit nuk e konfirmojnë një fakt të tillë.

Policia nisi menjëherë hetimet për këtë ngjarje dhe nga analizimi i kamerave të sigurisë identifikoi një person të dyshuar. Ky i fundit u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat italiane raportojnë se autori e ka pranuar krimin. Megjithatë motivet e vrasjes janë ende të paqarta.

Brunilda Halla ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.