Aktualitet SPAK kërkon 115 vite burg për 8 të arrestuarit e dosjes “Shpirti”

SPAK kërkon 115 vite burg për 8 të arrestuarit e dosjes “Shpirti”

SPAK ka dhënë pretencën për 8 të arrestuarit e dosjes “Shpirti”. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 128 vite burg në total.

Ilirjan Ducellari – 20 vite

Mariglen Ducellari – 18 vite

Aurel Kalari – 15 vite

Kleo Piro Bregu – 15 vite

Organ Ducellari – 15 vite

Julian Bejdollari – 15 vite

Rexhino Mucaj – 15 vite

Alban Koshi – 15 vite

Hetimet e autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, çuan në zbulimin dhe goditjen e katër grupeve kriminale të trafikut të drogës, kryesisht kanabis. Grupet rezultojnë se përbëheshin nga 38 persona, 10 prej të cilëve janë arrestuar më herët gjatë aksioneve të ndryshme.

Ndërkohë me vendim të SPAK janë ekzekutuar 28 urdhra ndalimi mes tyre edhe për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota dhe shefin e sektorit të trafiqeve në policinë e shtetit, Ilirjan Balla. Në arrest me burg janë lënë edhe Saimir Kurti, drejtor i zyrës së punës në Kavajë dhe 2 shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në vitin 2016, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.