Kuriozitete Shikoni si Toka është e rrethuar në orbitë me satelitë dhe raketa

Shikoni si Toka është e rrethuar në orbitë me satelitë dhe raketa

Nëse do të mund t’i shihnim me sy të lirë të gjithë satelitët artificialë dhe mbetjet e prodhuara prej tyre, kjo do të ishte pamja…sigurisht pa ngjyra.

Janë me dhjetra-mijëra satelitë dhe copëza të mbetjeve të raketave dhe të satelitëve të dalë jashtë pune që orbitojnë aktualisht rreth tokës.

Vetëm rrjeti Starlink i Elon Musk ka rreth 6 mijë të tillë. Në këtë foto, me jeshile janë satelitët, me të verdhë trupat e raketave që i kanë lëshuar, me të kuqe mbetjet e satelitëve dhe të raketave të dala jashtë pune dhe me blu objekte të paidentifikuara.