Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike në votimet që u zhvilluan në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Noka mori 157 vota përballë Arben Ristanit që grumbulloi 54 vota.
Ndërsa dy nënkryetarët e PD u votuan Luçiano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi me 107 vota, duke lënë pas Agron Shehajn dhe Belind Këlliçin.