Aktualitet Shënohet viktima e tretë nga gripi në Sanatoriumin e Tiranës

Shënohet viktima e tretë nga gripi në Sanatoriumin e Tiranës

Rëndohet gjendja nga situata e gripit në vend. Mësohet se mëngjesin e kësaj të marte kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë si pasojë e virozës gripale që është përhapur. Viktimat ka qenë nën një mjekim intensiv në spitalin universitar, “Shefqet Ndroqi” në Tiranë në, por orët e para të ditës së sotme nuk ia kanë dalë dot. Nuk bëhen me dije shumë detaje rreth kësaj ngjarje, lidhur me moshën e viktimëve dhe komplikacionet e tjera shëndetësore që të ndërlidhura me gripin i që i kanë shkaktuar atyre vdekjen. Dje po në spitalin universitar, “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi ndërroi jetë Arben Sula nga qyteti i Elbasanit.

Në tre ditët e fundit janë rritur dyshimet për prezencën e gripit të derrit në vendin tonë. Madje për viktimën nga Elbasani, fillimisht u dyshua se kishte ndërruar jetë pasi ishte prekur nga gripi i derrit. Por Alma Cani, shefe e repartit të reanimacionit në sanatorium gjatë një dalje për mediet e mohoi një gjë të tillë. Cani u shpreh se për të pasur një ide më të qartë të llojit të virozës, do duhet të priten përgjigjet e analizave që janë dërguar në laborator.

Sakaq një dalje për mediet, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino ka thënë se periudha ka qenë në nën vëzhgim në këto javë, por vetëm në tre ditët e fundit ka pasur një shtim të rasteve më grip. Ndër të tjera, Bino shtoi se ka filluar dhe procesi i vaksinimit dhe në treg janë hedhur 100 mijë vaksina anti grip. “Procesi i vaksinimit ka filluar muajin e kaluar. Janë rreth 50 mije doza kane ardhur në formë ndihme nga dhe 50 mije vaksina të tjera janë prokuruar nga ministria. Qytetarët janë ende në kohë të bëjnë vaksinën antigrip. Jemi në pragun epidemik”,- ka thënë Bino.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP ka sqaruar se të tre personat që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar. Gjithashtu sipas Binos tek të tre viktimat gripi ka qenë i ndërlidhur edhe më sëmundje të tjera shoqëruese.

“Personat që kanë vdekur kanë qenë të pa vaksinuar. Krahas simptomave të zakonshme në këto ditë është vënë re se ka pasur shtim të komplikacioneve më të rënda. Kanë qenë të moshave mesatare 40-60 vjeç. Shpjegimi është që kanë qenë persona me sëmundje të tjera kardiovaskulare. Prandaj ne kërkojmë që të gjithë të vaksinohen. Presona me sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe obez janë më të rrezikuar.”