Sport “Zidane, trajneri i ri PSG-së”, thotë gazetari që lajmëroi i pari transferimin...

“Zidane, trajneri i ri PSG-së”, thotë gazetari që lajmëroi i pari transferimin e Messit në Francë

Pavarësisht zërave që e lidhin me stolin e e përfaqësueses franceze, Zinedine Zidane duket se është më pranë emërimit trajner i PSG-së. Sipas gazetarit Daniel Riolo, i cili ishte i pari që lajmëroi transferimin e Messit tek ekipi parizien, trajneri nga Marseja do të jetë pasardhësi i Pochettinos të kampionët në fuqi të Ligue 1.

Në programin e tij “Pas RMC”, Riolo ka deklaruar se Zidane do të stërvitë PSG-në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, mediat franceze vazhdojnë të shkruajnë se Galtier është favoriti kryesor për stolin e PSG-së, pasi ia mbetet prioriteti i Luis Campos, i cili ushtron detyrën e këshilltarit sportiv pas shkarkimit të Leonardos.

Si “RMC Sport”, “Telefoot” ashtu edhe “Le Parisien” kishin raportuar javë më parë se Zidane nuk do të drejtojë PSG-në, sepse prioriteti i tij mbetet kombëtarja franceze. Al Khelaifi duhet të gjejë një zgjidhje më parë për largimin e Pochettinos, më pas do të emërojë trajnerin e ri.