Sport Andrea Pirlo rikthehet në stol, aventura e re nis nga Turqia

Andrea Pirlo rikthehet në stol, aventura e re nis nga Turqia

Andrea Pirlo nis një aventurë të re në rolin e trajnerit. Një vit pas largimit nga Juventusi, ish-mesfushori i klubeve më të mëdha në Serinë A (Inter, Juventus, Milan) dhe i përfaqësues italiane të futbollit, do të drejtojë ekipin turk Fatih Karagumruk.

Siç raporton “Sky Sport”, Pirlo ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit turk.

Një rikthim me tutat e trajnerit për italianin pas përvojës së tij në krye të Juventusit, gjatë sezonit 2020/2021 me dy trofe të fituar (një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë).

Te Karagumruk, Prilo gjen shumë lojtarë italiane dhe që kanë luajtur në Serinë A: nga Viviano dhe Biraschi te Borini, duke kaluar nga ish-lojtari i Interit, Karamoh.