Shqiptari Erion Hasanbelliu, 43 vjeç, është qëlluar me breshëri arme ditën e diel në Bruksel. Mediat belge raportojnë se ai ka marrë 6 plumba në shpinë dhe në këmbë, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mediave belge, ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një tjetër shqiptar, 44-vjeçari Kasandër Noga, një hasmëri që ka nisur mes palëve mbi 20 vite më parë. Në gusht të vitit 2000, Noga ka ekzekutuar me armë zjarri babanë e Erion Hasanbelliu, Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdinin.
Një vit më pas, vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelliu tentuan të hakmerren. Ata i bën atentat Kasandër Nogës në një kafene në Antëerp, por ai arriti t’i mbijetojë plumbave, ndërsa në këtë ngjarje mbeti i vrarë një mik i tij.