Aktualitet U gjet i vrarë pranë kufirit, flet xhaxhai: Nuk merrej me “punë...

U gjet i vrarë pranë kufirit, flet xhaxhai: Nuk merrej me “punë të pista”, babai i dërgonte para nga Amerika

Sherif Mukaj 27 vjeç, i cili është denoncuar i zhdukur prej nëntorit 2021, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Një trup i dekompozuar i gjetur në Kolonjë dy ditë më parë, dyshohet se i përket pikërisht 27-vjeçarit, pasi pranë kufomës u gjet çelësi i shtëpisë së Sherif Mukajt. Nga kqyrja paraprake, në kafkën e trupit u konstatua një shenjë plumbi.

Xhaxhai i Sherif Mukajt, thotë se kërkon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa përjashton mundësinë që nipi i tij të ketë qenë i përfshirë në trafiqe apo aktivitete të paligjshme, për shkak i ati i cili ndodhet në SHBA i dërgonte para çdo muaj.

“Isha deri dje vonë në Korçë në polici. Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pista. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe s’kishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lekë nga Amerika. Në Qershor i dërgoi babai 5000 dollarë, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700 dollarë. Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur”, ka deklaruar për gazetarët xhaxhai i Sherif Mukajt.

Policia po heton vrasje me paramendim lidhur me këtë ngjarje.