Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tregoi në një deklaratë për mediat se 15 prilli dhe 15 maji i vitit të ardhshëm janë afatet për zgjedhjet vendore.
“Për zgjedhje të tjera të qeverisjes vendore çdo gjë është gati. Nëse i përllogarisim afatet, besoj që mes 15 prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshme duhet mbajtur zgjedhjet e ardhshme,” – tha ai.
Sipas një vendimi të KQZ-së zgjedhjet për 61 kryetarët e bashkive do të mbahen në një nga të dielat në periudhën mes datave 16 prill deri në 14 maj të vitit të ardhshëm.