Aktualitet Plagoset me armë 48-vjeçari në Velipojë

Plagoset me armë 48-vjeçari në Velipojë

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në plazhin e Velipojës. I plagosuri është Pjerin Brushtulli.

48-vjeçari u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar në zonën e plazhit pranë një resorti. Ai u dërgua në Spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet. Në ndihmë të policisë lokale kanë shkuar edhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit/ëve.

“Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, është rrethuar zona  dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes  me qëllim identifikimin e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Por kush është i plagosuri Pjerin Brushtulli?

Në vitin 2005, ai është dënuar me 15 vite burg për vrasje nga Gjykata e Apelit të Shkodrës. Ndërkohë mësohet se ka pak kohë që ka dalë nga burgu.