Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se djali i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi është arrestuar në Itali.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, ku sipas disa dokumentave, Endi Çuçi është arrestuar si “anëtar i mafies së kontrabandës së ilaçeve, pasi merrte karta shëndeti të falsifikuara në Itali, gjatë kohës së pandemisë”.
Po sipas këtij denoncimi, ndaj djalit të ministrit ka një masë sigurie nga gjykata italiane, ndërsa thekson se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tij.