Extra Ishulli spanjoll nuk do lejojë të hyjnë në bare dhe restorante turistët...

Ishulli spanjoll nuk do lejojë të hyjnë në bare dhe restorante turistët me fanella futbolli

Restorantet në Majorka po ndalojnë hyrjen në restorante të personave që veshin këmisha futbolli, si një lëvizje për të ndaluar “turistët pijanecë”.

Pronarët e bizneseve thonë se “janë ngopur me turistët e dehur”. Ata janë bashkuar për të krijuar një kod veshjeje që vizitorët do të duhet ta ndjekin ose do t’u refuzohet hyrja në bare dhe restorante.

Lista e veshjeve të ndaluara përfshin rroba banje, veshje futbolli dhe çdo aksesor të blerë nga shitës ambulantë si zinxhirë ari ose kapele.