Ish-shefi i Forcave Speciale deklaron se Britania e Madhe duhet të “përgatitet për luftë”, që të jetë një pengesë ndaj Rusisë.
Gjenerali Adrian Bradshaw e bëri këtë deklaratë pasi gjenerali Patrick Sanders, kreu i ri i ushtrisë, u tha ushtarëve britanikë se ata janë një brez që duhet të përgatiten “për të luftuar edhe një herë në Evropë”, ndërsa konflikti në Ukrainë vazhdon.
Duke folur për BBC, tha Bradshaw: “Po, ai ka absolutisht të drejtë. Çështja është se, duke u përgatitur për luftën siç duhet, duke ndërtuar një parandalim vërtet të fortë, ne do të ndalojmë luftën”.
Adrian gjithashtu shtoi duke thënë se Putin është i përgatitur të marrë rrezikun e përfshirjes në luftë të hapur në Europë.
“E dini, zoti Putin na ka treguar se është i përgatitur të marrë rrezikun e përfshirjes në luftë të hapur në Europë. Ai po e bën këtë në Ukrainë, me pasoja të tmerrshme. Ajo që duhet të sigurojmë absolutisht është që ai të mos shohë një rrugë, një mundësi për të nisur diçka kundër NATO-s në avantazhin e tij. Ajo që po thotë gjenerali Saunders është diçka që është thënë nga komandantët ushtarakë për një mijë vjet – nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, u shpreh ai.