Në të parën vizitë të tij në Shqipëri, ish-zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence, ishte mysafir special i disidentëve iranianë të MEK në vendin tonë.
Ai vizitoi kampin ASHRAF 3 të iranianëve në Manëz të Durrësit. Në fjalimin politik drejtuar viktimave të regjimit në Teheran që kërkojnë një Iran demokratik dhe laik Pence shprehu besimin se populli i Iranit do të jetë i lirë në një të ardhme.
“Ju falënderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë për mua dhe gruan time të jemi sot këtu në Ashraf 3 ku flaka e lirisë digjet në Shqipëri. Është privilegj të jemi këtu në shtëpinë e lirisë së Iranit. Ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit dhe lindjen e një Irani demokrat të lire dhe me parimet e një demokracie të qëndrueshme. Është hera parë që vizitoj Shqipërinë dhe nuk do të flas në emër të qeverisë amerikane. Populli amerikan janë me ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di që shumë amerikane dhe qytetarë amerikane kanë familjaret e tyre dhe 1.5 mln amerikane kanë lindur në Iran, që do të thotë se Amerika është shtëpia e iranianeve. Shumë prej tyre erdhën dhe zgjidhen SHBA si vendin e tyre pas 1989 pasi e dinin që Amerika është toka e lirisë.
Shpresat për liri nuk mundet kurrë të shuhen. Është shumë e qartë sot që vizituam dhe ASHRAF 3 dhe kjo na është përforcuar. Shoh në sytë e secilit prej jush konfidencën dhe besimin në sytë tuaj dhe fytyrat tuaja: Populli i Iranit do të jetë i lirë në një të ardhme! Kjo është një dëshmi duke qenë se të gjithë kryengritjet në gjithë vendin nga nëntori 2019, regjimi vrau 500 mijë protestues. Në atë kohë Amerika nuk ndjeni e heshtur për të gjithë këto veprime nga regjimi. Mbeshtetëm popullin e Iranit që mbështeste dhe përqafonte lirinë, gjithashtu ishim kundër programit nuklear. Të gjithë ato miliarda dollarë të harxhuar për programet nukleare. Ne kemi vënë sanksione të forta për ushtrinë revolucionare dhe masa kufizuese për regjimin e Mullahëve dhe për këto masakra të qytetarëve të pafajshëm”, tha ish-zëvendës presidenti amerikan.
Pence kujtoi arritjet e administratës së Trump për goditjen e regjimit në Iran dhe akuzoi Biden se po e zhbën këtë progres.
“Nën administratën tonë i thamë Kombeve të Bashkuara që GSPO ishte një gabim shumë i rrezikshëm dhe i shkaktonte botës trazira. I bëmë shumë të qartë se Amerika nuk do të lejonte kurrë Iranin të merrte armë bërthamore. Konfrontuam regjimin e Mullahëve në rajon, e izoluam Iranin si kurrë më parë për të fuqizuar rezistencën e Iranit që të ngrihej dhe kërkonin lirinë edhe më shumë. Presidenti dhe administrata Biden janë duke kërcënuar progresin dhe ecurinë që kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran. Për të gjithë botën administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që ne kemi bërë duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt administrata Biden pranoi se nën një marrëveshje të rregulluar nukleare brenda një viti. Kanë hequr sanksionet që ne kishim vendosur ne si administratë lidhur me aktivitetet nukleare të regjimit, për më tepër administrata Biden ka punuar ngushtësisht me Rusinë për marrëveshjen dhe programin nuklear të Iranit. Këto masa dhe veprime janë shumë të rrezikshme. Programi nuklear do të shkaktojë shkatërrim. Marrëveshja e re do ti hapë rrugën bombave nukleare. Marrëveshja do të fuqizojë regjimin e korruptuar të këtyre tiranëve dhe do të torturojë popullin e Iranit dhe ata që kërkojnë të drejta themelore. Ne e thërrasim administratën Biden të mbështesë rastin e lirisë dhe themelimit të një shteti demokratik në Iran. Kërkojmë të tërhiqen nga të gjitha negociatat nukleare me Iranin, të mbështesin dhe të marrin një pozicion ndaj rezistencës iraniane dhe ta bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve për programet bërthamore në Iran dhe nuk do të rinovojmë asnjë marrëveshje të tillë. Paqja është e mundur vetëm përmes forcës. Nëse Biden do japë lejime të reja dhe do ti heqë masat kufizuese regjimit tiranik kemi një braktisje virtuale të Izraelit dhe Afganistanit. Po shohim disa pika të dobëta të administratës amerikane”, tha Pence.
Më tej, Pence është shprehur se presidenti Vladimir Putin është personi i vetëm përgjegjës për luftën në Ukrainë. Në fjalën e tij, në kampin e muxhahedinëve në Manzë, Pence tha se Putin duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e pamëshirshme në Ukrainë.
“Është një person i vetëm përgjegjës, për luftën e pamëshirshme në Ukrainë dhe Putin duhet të jetë përgjegjës, duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë dyshim se duke shkuar krahë për krahë me regjimin tiranik, duke rihapur gazsjellësin në Rusi, do të ndodhin fatkeqësi të tjera në Afganistan, ne kemi një mision atje”, tha Pence.