Politika Berisha: Shkaku për dështimin me negociatat nuk është Bullgaria, por Edi Rama

Berisha: Shkaku për dështimin me negociatat nuk është Bullgaria, por Edi Rama

Pas vendimit për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit duke komentuar sjelljen e kryeministrit Rama në samit, e quan atë shkakun kryesor se përse BE nuk do t’i hapë kurrë negociatat me Shqipërinë.

Mandatin e tretë nuk e fitove, por e vodhe!

Prandaj kurrë nuk çelen negociatat me ty!!

Të dashur miq

I shfazuar nga ‘JO’ e madhe e liderëve të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në samitin, në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë!

Ai rrahu gjoksin duke thënë si me krenari se: “M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja te prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria.”

Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor siç pohon edhe ai vetë, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që me të BE nuk hap negociatat me Shqipërinë.

Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë!

Më 7 korrik të gjithë jeni të ftuar në protestë!

Largimi i Ramës është shpëtimi i Shqipërisë!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.