Dashi
Në dashuri, ka ardhur ora e arsyetimit për ato çifte që nuk funksionojnë, ose kanë kohë që zvarriten. Mund të ketë ardhur koha kur duhet të vendosni nëse do të vazhdoni apo do të merrni secili rrugën e vet. Për sa i përket punës, do të vijnë disa lajme të gëzueshme që mund të kenë të bëjnë me një avancim pozicioni, një transferim apo ndryshim të grupit të punës. Në çdo rast, përpiquni të mirëpritni në mënyrë konstruktive çdo lajm, sepse ai mund të përfaqësojë një përmirësim të vërtetë.
Demi
Hëna në shenjë do të favorizojë dashurinë dhe emocionet e bukura. Nëse kohët e fundit ka pasur disa fërkime të vogla me partnerin, tani më në fund po rizbuloni dëshirën për të qenë bashkë. Ndoshta mendja juaj është përqendruar kryesisht në çështje praktike, duke e bërë këtë ju e keni lënë pas dore partnerin tuaj. Por tani mendja juaj është më e relaksuar dhe do t’ju lejojë të përjetoni emocione më të mëdha. Në punë do jenë të gjitha kushtet për të kërkuar rritje rroge apo avancim në karrierë.
Binjakët
Nëse vini nga një periudhë gri, veçanërisht përsa i përket dashurisë, tani ekzistojnë të gjitha kushtet për të lënë pas të shkuarën dhe për të parë në mënyrë konstruktive të ardhmen. Në punë do të duhet të përpiqeni të lini mënjanë gjërat që janë të gabuara ose të bëni një përzgjedhje të prioriteteve tuaja, kjo edhe për të shmangur humbjen e kohës për gjëra të parëndësishme. Mundohuni të krijoni aleanca të reja ose të hapeni për bashkëpunime të reja.
Gaforrja
Në këtë moment keni paqartësi që kanë të bëjnë kryesisht me punën. Përpara se të bëni ndryshime të mëdha apo të zbatoni shkurtime drastike, këshilla e yjeve është të konsultoheni me një ekspert, duke shmangur zgjedhjet e rrezikshme. Sipas Horoskopit ditor, ju mund të krijoni aleanca shumë të vlefshme me njerëzit Demi dhe Virgjëresha. Mundohuni të jeni shumë të kujdesshëm se çfarë bëni ose çfarë thoni. Dikush mund t’ju keqkuptojë dhe mund të lindin keqkuptime të bezdisshme.
Luani
Nuk është saktësisht dita e duhur për të jetuar një histori dashurie të plotë. Sot tensioni do rritet dhe klima rreth jush do jetë paksa e helmuar nga polemika të kota që po zvarriten prej disa kohësh. Nuk duhet të bëni gabim duke rishikuar situata të vjetra nga e kaluara. Shumë më mirë të përpiqeni të dilni në ajër të pastër dhe të praktikoni hobi relaksuese që do t’ju lejojnë të pastroni mendjen. Mund të ketë ngadalësime të konsiderueshme në punë. Përpiquni të qëndroni të qetë dhe të qartë pa humbur busullën tuaj. Kjo është vetëm një fazë kalimtare.
Virgjëresha
Jeni duke përjetuar një fazë astrologjike shumë të favorshme për ndjenjat. Nëse mbylleni në shtëpi ose jeni të dëshpëruar se si përfunduan marrëdhëniet tuaja të mëparshme, atëherë rrezikoni ta humbni këtë moment pozitiv. Mundohuni të hapeni ndaj shoqërueshmërisë dhe t’i jetoni pasionet tuaja me entuziazëm më të madh, pa u ndikuar nga e kaluara. Edhe sepse çdo histori është një kapitull më vete. Në punë do jetë më mirë të delegoni diçka edhe te të tjerët. Shpesh keni tendencën të dëshironi të bëni gjithçka vetë dhe të përballeni edhe me ato situata që nuk ju takojnë. Herë pas here ju duhet të lehtësoni presionin.
Peshorja
Disa emocione të mira do të vijnë këtë fundjavë. Edhe dashuria do të përfitojë shumë, veçanërisht për ato histori që janë zvarritur shumë kohët e fundit. Jepini vetes një fundjavë me pushim të plotë dhe përpiquni të mos mendoni për punën dhe përgjegjësitë që keni mbi vete. Nëse kohët e fundit keni pasur dyshime që nuk janë sqaruar, do të ishte më mirë të përpiqeni t’i sqaroni njëherë e përgjithmonë.
Akrepi
Hëna në opozitë do të përfaqësojë një kurth të madh veçanërisht për sa i përket marrëdhënieve ndërpersonale. Mundohuni të jeni më të rezervuar, duke shmangur mosmarrëveshjet me këdo qoftë edhe për çështje të parëndësishme. Sipas Horoskopit ditor, fërkime të vogla mund të lindin edhe me kolegët apo eprorët. Në këto raste, një fjalë është shumë pak dhe dy janë shumë. Më mirë të luani në mbrojtje dhe të mbani mendimet tuaja për veten tuaj, edhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Shigjetari
Në dashuri mund të lindë ndonjë kontrast i vogël sidomos në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që gjërat do përmirësohen patjetër pasdite. Ata që janë ende në kërkim të një shpirti binjak duhet të përpiqen të shikojnë përreth dhe të përdorin më shumë sharmin dhe karizmën e tyre. Në punë do t’ju duhet të shmangni veprimet me impuls. Më mirë të meditoni mirë çdo lëvizje përpara se të veproni, edhe për të shmangur pendimin për të më vonë. Mos e humbni kohën tuaj me njerëz që thjesht po përpiqen t’ju shfrytëzojnë dhe që nuk ju vlerësojnë fare.
Bricjapi
Ka edhe çështje financiare që e bezdisin edhe marrëdhënien tuaj. Shpesh në familje ka një tendencë për të debatuar sepse buxhetet e familjes nuk mblidhen. Sot mund të lindin keqkuptime lidhur me menaxhimin e financave tuaja. Nëse marrëdhënia që keni është e qëndrueshme, atëherë nuk do të keni ndonjë problem të madh. Por nëse jetoni në një marrëdhënie të lodhur, atëherë mund të lindin dyshime serioze. Në punë, duhet të përpiqeni të mendoni për çdo lëvizje përpara se të ndërmerrni veprime, veçanërisht nëse planifikoni të bëni ndryshime.
Ujori
Në dashuri, në ditët e sotme nuk lejohen mendimet negative. Më mirë të përpiqeni të shikoni të ardhmen me sy të rinj dhe konstruktivë, pa menduar për zhgënjimet e së shkuarës. Këshilla e yjeve është që t’i përkushtoheni më shumë partnerit dhe të organizoni diçka tërheqëse dhe të bukur. Në punë do t’ju duhet të bëni ndryshime që mund t’ju lejojnë të lehtësoni presionin dhe të mos zhgënjeheni.
Peshqit
48 orët e ardhshme mund të jenë vendimtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë. Nëse ka diçka për të sqaruar me partnerin, është më mirë ta bëni deri të shtunën, edhe për të shmangur zvarritjen e mërive apo inateve. Në punë, sipas Horoskopit ditor, do të jeni shumë të zënë. Këshilla e yjeve është të ngrini zërin dhe të impononi mënyrën tuaj të shikimit të gjërave, në vend që t’i nënshtroheni në mënyrë pasive zgjedhjeve të të tjerëve. Shpesh njerëzit e tjerë përfitojnë nga ata që, për hir të paqes, priren ta mbajnë për vete mendimin e tyre.