Në festën e organizuar për këngën e saj më të re, “Të dua ty”, Mariza Ikonomi mes njerëzve të afërt e të njohur, deklaroi se është një dedikim për njeriun që i ka marrë zemrën. “E hëngra dhe unë”, thotë ajo me humor në “Rudina” pas transmetimit të deklaratës, një lajm i beftë që i habiti të gjithë. Mariza shpreher se do të flasë më gjerë kur të jetë momenti, sigurisht edhe kur të na njohë me partnerin.
Mariza Ikonomi: Është një gjë që për mua kur e dinë ata njerëz që unë dua ta dinë dhe njerëzit e mi të zemrës, patjetër…
Rudina Magjistari: Mua më vjen mirë që më në fund u dha një lajm më konkret sepse mendoja që do e kaloje me pjesën e parë, te lulet, te pemët te zogjtë…
Mariza Ikonomi: Unë jam te lulet, te pemët. E kam konkretizuar.
Rudina Magjistari: Këtë herë ti përmende të dashurin tënd.
Mariza Ikonomi: Po, e lumtur. Në fakt, dua të them shumë, shumë gjëra, por nga ana tjetër është vërtet bekim kur ti je e rrethuar nga dashuria. Dje e kam ndjerë veten vërtet të rrethuar nga dashuria 100%.
Rudina Magjistari: Domethënë ishte prezent i dashuri yt aty dje?
Mariza Ikonomi: Thuaja Dasarës, Elonës. Ishte nëpër cepat e telajos.
Mes të tjerash, nisur nga deklarata e Dasaraj Karaiskaj, e cila thotë se e shtyn herë pas here Marizën për të pasur një vajzë, këngëtarja pohon dëshirën për t’u bërë nënë.
Mariza Ikonomi: Unë në fakt, ose ky është instinkti i femrës që e ka këtë pjesën e mëmësisë, por më kanë pëlqyer gjithmonë vajzat, nuk e di pse, patjetër që edhe meshkujt, por ngaqë jemi familje vajzash, mbesat, pastaj kur erdhi nipi, e ndryshoi komplet, por vërtet më pëlqen. Familja është e shenjtë, është e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur ke vajzë si ti për shembull, që e ndien tamam, është një gjë e konkretizuar dhe ndryshe. Shpresoj që këtë gjë, pse jo, në të ardhmen ta realizoj edhe unë.