Grabitje, arratisje dhe pendim: gjithçka në harkun e 25 minutave.
Ka ndodhur në Itali, ku një 65-vjeçar grabiti një bankë në Milano, u vetëdorëzua në polici, vetëm 25 minuta pa grabitjes, pasi u pendua për veprimin që bëri.
Siç raportojnë mediet italiane 65-vjeçari hyri në filialin e bankës në Banca Popolare di Sondrio në Milano dhe kërcënoi punonjësit e bankës duke u thënë se kishte bombë me vete.
Ai vodhi nga banka 500 euro.
Më pas mori një taksi dhe u largua, por rrugës ndërroi mendje dhe vendosi të vetë dorëzohej në komisariat.
65-vjeçari rrëfeu krimin në komisariat, u shpreh i penduar dhe tha se vështirësitë ekonomike e çuan në grabitjen e bankës, ndërsa ka dorëzuar edhe paratë e marrë nga arka.
“Bëra një budallallëk”, citohet të ketë thënë 65-vjeçari në komisariat
Sipas raportimeve ai do të hetohet në gjendje të lirë nga policia.