Aktualitet Plagosje me armë zjarri në Mirditë

Plagosje me armë zjarri në Mirditë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Mirditë mbrëmjen e kësaj të premteje.

I plagosur ka mbetur një 51-vjeçar me iniciale M.P. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në autostradën Rrëshen-Kukës pas një sherri.

51-vjeçari u konfliktua me dy persona të tjerë, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Informacioni paraprak i Policisë së Mirditës:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë. Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen – Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre. Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.