Shitësit me pakicë paralajmërojnë se dalja e Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje zyrtare, mund të çojë në mungesa të përkohshme të ushqimit duke bërë që shumë njerëz në Britani të grumbullojnë kuti ushqimi në përgatitje për një skenar të tillë. Qeveria Britanike thotë se furnizimet me ushqime do të jenë të sigurta nëse largohen nga BE me ose pa marrëveshje.
Por çfarë do të ndodhte nëse do të ndërpritet furnizimi me fruta dhe perime të freskëta dhe tregu të furnizohej vetëm me mallra të konservuara. Në vitin 2017, Andy Twigge nga BBC Radio Derby, nisi një sfidë me veten, ku do të hante ushqim të konservuar për një javë.
“Unë i pëlqej shumë patatet e konservuara dhe bizelet, dhe pyesja vetën shpesh nëse mund të jetoja vetëm me ushqim të konservuar për një kohë të caktuar. Fillimisht e nisa me një sfidë për një javë, dhe mendoja se kaq kohë ishte e përshtatshme për të provuar nëse mund të jetoj vetëm me ushqime të konservuara.” Ai pothuajse e arriti sfidën, nëse nuk do ta kishte lënë atë në ditën e 7 të tij. Për çfarë? Për një rizoto. “Sfidën e ndoqa për 6 ditë me radhë, ndërsa ditën e shtatë, nuk arrita t’i rezistoja një rizotoje me perime.”
“Unë fillova të ndihesha keq fizikisht dhe ditën e 7 ishte momenti kur unë nuk isha i sigurt nëse mund t’i rezistoja më”. Ai shton më tej se nuk është i sigurt nëse ushqimet e konservuara mund të konsiderohen si të ushqyeshme.
Ushqimet e konservuara kanë më pak vlera ushqyese?
Ushqimet e konservuara janë të vulosura dhe të mbyllura mirë nga presioni i ajrit. Ato gjithashtu gatuhen në temperatura shumë të larta. Ashtu si gatim i rregullt, kjo shkatërron disa vlerat e tyre ushqyese. “Mësohet se ushqimet e konservuara kanë më pak vlera ushqyese sesa ushqimet e freskëta ose të ngrira për shkak të kësaj.” thonë ekspertët e dietës. Bridget Benelam është një specialiste e të ushqyerit në Fondacionin British Nutrition. Ajo thotë: “Në përgjithësi, ka një gamë të gjerë të ushqimeve të konservuara që mund të hani – nga frutat, perimet, patatet, pulat. Për peshqit dhe ushqimet e gatshme si supë, fasule të pjekura ajo thotë se disa prej tyre janë më të mira se të tjerat.
Peshqit me vaj të konservuar si salmoni, për shembull, janë të shëndetshme gjithashtu dhe fasulet, thjerrëzat, janë një burim i mirë i proteinave dhe i fibrave.
“Për fat të keq, nuk ka shumë të dhëna për vlerën ushqyese të ushqimeve të konservuara krahasuar me ushqimet e freskëta.” Ajo tha se lëndët ushqyese kryesore që mund të humbasin ose zvogëlohen në procesin e konzervimit ishin disa nga vitaminat që treteshin në ujë të cilat nuk mund të ruhen nga trupi dhe janë jetësore për lëkurën, enët e gjakut dhe kockat e shëndetshme dhe sistemin nervor.
Vitaminat të humbura
Hulumtuesit kanë tentuar të matin humbjen, duke krahasuar fruta të freskëta me ato të ngrira dhe të konservuara. Zbulimet sugjerojnë se megjithëse ushqimet e ngrira humbasin më pak lëndë ushqyese fillimisht kur ato paketohen, kur ju merrni ato në shtëpi dhe i hidhni në ujë të nxehtë, ata mund të humbasin një sasi të ngjashme vitaminash me ushqimin e konservuar. Gjithashtu, edhe fruta të freskëta dhe fruta të papërpunuara përmbajnë shumë lëndë ushqyese, këto lëndë ushqyese do të humbasin me kalimin e kohës, edhe kur i ruani në frigorifer. Bridget thotë: “Me ushqime të konservuara, mund të ketë disa humbje të substancave ushqyese si vitamina C dhe tiaminë, të cilat mund të humbasin kur gatuhen, por nëse kjo do të kishte ndikim në shëndetin”.
‘Ushqyerja e mirë do të thotë, që ju të merrni të gjitha llojet e vitaminave, dhe nuk jam e sigurt nëse ushqimet e konservuara përmbajnë të gjitha vitaminat që trupi i njeriut kërkon” thotë Bridge:
Pra, kur është fjala për zgjedhjen, çfarë duhet të blini?
Dietologu Frankie Phillips, nga Shoqata Britanike Dietetike, pajtohet që shumëllojshmëria e ushqimeve është çelësi. “Nëse vendosni të ndiqni një dietë për disa ditë, duhet të jeni mjaft të kujdesshëm në zgjedhjen e ushqimeve të konservuara. Ju do të duhet të jenë mjaft të kujdesshëm në lidhje me atë ushqim që ju zgjidhni për të ngrënë.”
Përbërësit si kripë, sheqer dhe yndyrë ndonjëherë i shtohen ushqimeve të përpunuara për ta bërë aromën e tyre më tërheqëse.
Kjo do të thotë që mund të konsumoni më shumë sesa shumat e rekomanduara dhe të merrni më shumë kalori sesa keni nevojë. Kjo është ajo që mund të shkaktojë probleme në shëndetin tuaj” thotë Franskie. Fruta të konservuara do të përmbajnë shumë sheqer, ndërsa perimet do të jenë me të kripura.
Frankie thotë “Një nga shqetësimet që unë kam, është rreth mishit të konservuar. Ata janë në përgjithësi shumë të kripura për shkak të mënyrës se si ato ruhen.” “Etiketat në kënaçe do t’ju ndihmojnë në përzgjedhjen”, thotë Frankie.
Udhëzimet janë:
Yndyrë gjithsej – E lartë: më shumë se 17.5g yndyrë për 100g, i ulët: 3g yndyrë ose më pak për 100g
Yndyrë e ngopur – E lartë: më shumë se 5g yndyrna të ngopura për 100g, I ulët: 1.5g yndyrna të ngopura ose më pak për 100 g.
Sheqernat – Lartë: më shumë se 22.5g sheqerna totale për 100g, të ulëta: 5g sheqerna gjithsej ose më pak për 100g
Kripë – Lartë: më shumë se 1.5g kripë për 100g (ose 0.6g natriumi), i ulët: 0.3g kripë ose më pak për 100g (ose 0.1g natriumi).
A është mirë të mbani ushqimet që na teprojnë në frigorifer?
Kënaqet janë bërë prej çeliku, me një shtresë të kallajit ose oksidit të kromit për t’i mbrojtur ato nga ndryshkja. Për ushqimet acidike si domate, nevojitet një shtresë e hollë ose llak në brendësi të kutisë. Kur hapni një kënaçe dhe nuk e përdorni të gjithë ushqimin menjëherë, hidhni ushqimin në një tas ose në një enë tjetër dhe vendoseni në frigorifer, këshillojnë ekspertët e sigurisë ushqimore. Është më mirë të mos ruani ushqimin në një kënaçe të hapur, kjo është për shkak se kur një kënaçe është hapur dhe ushqimi është në kontakt me ajrin.
Rregullatori amerikan i sigurisë ushqimore ka disa këshilla:
Shikoni datën e skadencës – Kontrolloni çdo javë dhe përdorni mallra të konservuar që keni pasur për një kohë të shkurtër. Ushqime të konservuara me acid të lartë, siç janë domate, dhe turshi, mund të ruhen për një periudhë 12 deri në 18 muaj, nëdrsa ushqime të konservuara me acid të ulët, siç janë spageti, patatet dhe fasulet, mund të rezistojnë dy deri në pesë vjet. Kini kujdes kavanoza të dëmtuara – Nëse një kavanoz që përmban ushqim ka një gjurmë të vogël, por është në gjendje të mirë, ushqimi është ndoshta i sigurt për të ngrënë. Një kapak i fryrë, ose një kanëçe që rrjedh është shenj që ushqimi është i prishur. Kur e hapni atë, shikoni për shenja të tjera, të tilla si erë ose myk. Nëse vini re këto shenja, mos i përdorni, hidhni menjëherë.
A është normale të dëgjosh një “fishkëllimë” kur hap kanaçen? – Disa kanaçe mund të fërshëllejnë sepse ato janë të mbushura me vakum dhe zhurma është rezultat i presionit të ajrit, i cili është krejtësisht normal.
Fakte të tjera të çuditshme
Historia e konservimit thuhet se ka filluar me Napoleonin. Thuhet se ai ka ofruar 12,000 franga franceze për këdo që mund të gjejë një mënyrë për të parandaluar prishjen e ushqimit të ushtareve. Napoloni i dha çmimin Nicholas Appert në vitin 1795, i cili shpiku procesin e paketimit të mishit dhe shpendëve në shishe qelqi.
Ky sekret ushtarak arriti Angli në 1810, Peter Durand, nisi përdorimin e kontejnerëve metalike për ushqimet e konservuara. Ndërsa sot e kësaj dite ende e duam ushqimin e konservuar. Sipas grupit kërkimor të konsumit Kantar Worldpanel, njerëzit në Britani të Madhe shpenzuan më shumë se gjysmë miliardë paund për ushqimin e konservuar gjatë 12 javëve deri më 30 dhjetor 2018. Pa dyshim, ne tentojmë të blejmë më shumë produkte të konservuara gjatë dimrit sesa në verë.
Fasulet e pjekura u emëruan si ushqimi i konservuar më popullor për t’u përdorur në gatim të përditshëm, pasuar nga domate të konservuara, supë, peshq si ton dhe salmon dhe perime të tjera.