Në një projekt që zgjati plot dy vjet, artisti/ skulptori i njohur italian Italo Lanfredini, ka realizuar barkën e punuar të drurit ku janë punuar poezitë e emrave më të njohur të poetëve botërorë aktualisht, në mesin e të cilëve edhe poeti kosovar, Fahredin Shehu.
Kohë më parë, poezitë së bashku me barkën dhe skulpturat tjera janë ekspozuar ne Villa Medici del Vascello, në Cremona, Itali. Familja Medici ishte tutor i shumë artistëve të mesjetës ndërkaq në Vilën e tyre sot organizohen shumë aktivitete kulturore.
Poeti kosovar Fahredin Shehu, është prezantuar me poezinë: “I mbërthyer në jehonën e guaskës bojëylber”, të përkthyer në italisht nga Anila Stojku. E njëjta poezi është përkthyer edhe në hebraisht nga poetesha e njohur izraelite, Gili Haimovich, e cila me këtë botim Shehut ia uroi ditën e pavarësisë, dhe u botua ne Jeruslem, ndërkaq në gjuhën greke, poezia në fjalë është përkthyer nga poetesha Alma Braja në Athinë.
Sipas Shehut, ky projekt, i cili zgjati rreth dy vjet, është njëri nga projektet shumë të rëndësishme, sepse janë përfshirë emrat e njohur të letërsisë si Fiona Samspon, Marilyne Bertoncini, Gili Haimovich, Carlo Alberto Sita, Guiliano Scabia, Evelina Schatz etj.