Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaron se do i qëndrojnë deri në fund propozimit për hartën e re gjyqësore.
Këtë deklaratë ministri e bëri sot gjatë një takimi për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Harta e re gjyqësore kundërshtohet nga avokatët, të cilët kanë vendosur për bojkotin e seancave për masat e sigurisë deri më 27 korrik.
Pas datës 17 korrik, DHKA pritet të marrë një tjetër vendim në lidhje me bojkotin në lidhje me masat e sigurisë, në varësi edhe të përgjigjes nga qeveria.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme.
Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.