Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte në Durrës, pasi ishte futur në det për të shpëtuar dy të mitur që po mbyteshin.
Policia tha se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës.
Sipas policisë, viktima, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Por adoleshenti nuk ia ka dalë vetë dhe shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.