Linja e parë e fluturimeve kombëtare shqiptare është gati. Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me ekuipazhin e parë të Air Albania.
Sipas Ramës, kjo kompani ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për shkak të ngjyrave që mban, por edhe për faktin se është e para kompani me kapital publik.
Kryeministri ka cilësuar faktin se, avionët e kësaj kompanie do të jenë më të mirët në rajon, ndërkohë që do të ketë një ndikim në uljen e çmimeve për të gjithë udhëtarët.
Destinacionet e Air Albania fillimisht do të jenë në Europë, por që shumë shpejt do të zgjerojnë gamën e fluturimeve edhe drejt Amerikës.