Politika A po iu faturon demokratëve një faturë të madhe? Berisha: Kam mbështetjen...

A po iu faturon demokratëve një faturë të madhe? Berisha: Kam mbështetjen e tyre. Nuk më ndjekin për sytë e bukur

Kryetari i PD, Sali Berisha ka konfirmuar se i ka ardhur një letër nga Sekretari i Brendshëm, i cili ka marrë vendim për moslejimin e hyrjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se ky vendim vjen në vazhdën e shpifjeve të disa personave.

Berisha u shpreh se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar është i lidhur me dy arsyetime, lidhjet me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë dhe korrupsion për pasurim, ku si rast përmendet ish-këshilltari i kreut të selisë blu për zgjedhjet, Damir Fazlliç.

I pyetur nëse po i faturon demokratët me një faturë të madhe dhe sa e ka menduar të largohet, Berisha u përgjigj kështu:

Sali Berisha: Unë po nderoj demokratët se po luftoj për dinjitetin e shqiptarit. Jam I bindur që ata do të kenë të gjitha shanset me votë të dëshmojnë mendimet dhe  ndjesitë e tyre ndaj këtij qëndrimi por kam bindje të plotë, e koha po tregon se ata njerëz që ndjekin Sali Berishën nuk e ndjekin për sytë e bukur por për idealet që ai mbron. Ata janë bashkëidealistë që po shtohen gjersa e detyruan Edi Ramën antimiting. Jam i inkurajuar nga një mbështetje masive e tyre”.