Kryesore Ambasada e Britanisë së Madhe i përgjigjet Berishës: Vendim i pavarur

Ambasada e Britanisë së Madhe i përgjigjet Berishës: Vendim i pavarur

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e Madhe ka marrë vendim për të shpallur non grata kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Lajmi është dhënë nga vetë kreu i PD-së që ka publikuar letrën që i ka ardhur nga qeveria amerikane, gjatë konferencës së përjavshme për shtyp.

Berisha thotë se ai është shpallur “non grata” nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë. Sali Berisha ka deklarua se akuzat e Britanisë së Madhe për shpalljen e tij “non grata” janë bazuar në shpifje.

Ndërkohë Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, në një përgjigje “ABC News”, njofton se Britania nuk synon asnjë parti apo grup politik. Siç thuhet në reagim ky vendim është marrë në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe.

Reagimi i Ambasadës:

“Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni .Është politika e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të individit. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra. Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”