Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini në një intervistë për Il Giornale ka përçuar një mesazh të qartë për Nicolo Zaniolon. Mancini thekson se sulmuesi i Romës është ende i ri, por e lajmëroi se koha kalon shpejt dhe ai duhet të rrisë edhe më shumë nivelin dhe perfomancat në fushë. Nga ana tjetër, Mancini nuk ngurroi të thumbonte Matthijs De Ligt që u largua këtë verë nga Juventusi duke e cilësuar si të papjekur.
“Zaniolo ka kualitet, ashtu siç i kishte edhe në vitet e mëparshme. Është i ri, por bën mirë të nxitojë dhe të përmirësohet sepse koha ikën shpejt. E kuptoj që ka humbur disa vite për shkak të dëmtimeve, megjithatë kalojnë edhe vitet.
Koulibaly dhe De Ligt u larguan nga Italia? Më vjen keq për këtë, por kështu e ka futbolli. Koulibaly tashmë nuk është më një lojtar i ri, por është një nga më të mirët. Ndërsa, De Ligt erdhi në Itali si një djalosh dhe ashtu u largua. Unë shpresoj që të rriten talentet italianë”, u shpreh Mancini.