Bota Miliarderët po kërkojnë thesarin e varrosur në Grenlandë pas shkrirjes së akullit

Miliarderët po kërkojnë thesarin e varrosur në Grenlandë pas shkrirjes së akullit

Disa nga njerëzit më të pasur në botë po financojnë një gjueti masive thesari, të kompletuar me helikopterë dhe transmetues, në bregun perëndimor të Grenlandës.

Kriza klimatike po shkrin akulli e Grenlandës me një ritëm të paprecedentë, i cili për ironi, po krijon një mundësi për investitorët dhe kompanitë e minierave që janë në kërkim të një grumbulli mineralesh të afta për të fuqizuar tranzicionin e energjisë së gjelbër, shkruan CNN.

Një grup miliarderësh, duke përfshirë Jeff Bezos, Michael Bloomberg dhe Bill Gates, ndër të tjera, po vënë bast se nën sipërfaqen e kodrave dhe luginave në ishullin Disko të Grenlandës dhe Gadishullin Nuussuaq ka mjaft minerale për të fuqizuar qindra miliona automjete elektrike.

“Ne po kërkojmë një depozitë që do të jetë depozitimi i parë ose i dytë më i madh i nikelit dhe kobaltit në botë”, i tha CNN Kurt House, CEO i Kobold Metals.

Akulli i zhdukur i Arktikut – në tokë dhe në oqean – nxjerr në pah një dikotomi unike: Grenlanda është terreni zero për ndikimet e ndryshimeve klimatike, por mund të bëhet gjithashtu terren zero për të gjetur metalet e nevojshme për zgjidhjen e krizës.

Klubi i miliarderëve po mbështet financiarisht Kobold Metals, një kompani e eksplorimit të mineraleve me bazë në Kaliforni, thanë përfaqësuesit e kompanisë. Kobold është në partneritet me Bluejay Mining për të gjetur metalet e rralla dhe të çmuara në Grenlandë që janë të nevojshme për të ndërtuar automjete elektrike dhe bateri masive për të ruajtur energjinë e rinovueshme.

Tridhjetë gjeologë, gjeofizikanë, kuzhinierë, pilotë dhe mekanikë janë vendosur në vendin ku Kobold dhe Blujay po kërkojnë për thesarin e varrosur.