Extra Nusja shqiptare e “House of Zana” fiton betejën me kompaninë Zara

Nusja shqiptare e “House of Zana” fiton betejën me kompaninë Zara

Amber Kotrri, pronarja e një butiku të vogël në Angli, të quajtur “House of Zana” fitoi një betejë ligjore me gjigantin e modës, Zara.

Zonja Kotrri, bashkëshorti i së cilës është shqiptar, i vendosi butikut emrin “Zana” një emër shqiptar, sepse “Zanat” janë krijesa mitologjike të folklorit shqiptar dhe përfaqësojnë më të bukurën e të bukurave.

“House of Zana”, është me bazë në Darlington. Pak muaj më parë përfaqësues të kompanisë ZARA i thanë se biznesi i saj identik me ta e kishte ngjashmëri mes dy markave dhe kjo do të ngatërronte klientët.

Por Amber ishte e vendosur të luftonte për markën e saj dhe madje mori mbështetje nga e gjithë bota. E më në fund ia doli duke falenderuar të gjithë ata që e mbështetën.

Amber, e cila ka studiuar art dhe dizajn e nisi biznesin e saj online në vitin 2018.

Suksesi i dyqanit në Grange Road, Darlington, e ka bërë atë të zgjerohet në Aeroportin Teesside dhe të arrijë një audiencë globale në internet.