E pabesueshme se çfarë po ndodh me Barcelonën dhe merkaton e katalanasve këtë verë.
Franck Kessie dhe Andreas Christensen mund të largohen nga Barcelona, edhe pse ende nuk kanë luajtur një ndeshje zyrtare me klubin spanjoll, me të cilin firmosën këtë verë.
Sipas ESPN, nëse Barça nuk arrin t’i regjistrojë dot përpara nisjes së kampionatit, të dy lojtarët do të kishin mundësinë për t’u larguar nga klubi falas.
Kur duhen edhe 3 ditë nga nisja e sezonit, mesfushori nga Bregu i Fildishtë dhe mbrojtësi nga Danimarka nuk janë regjistruar ende në La Liga dhe nëse nuk do të regjistrohen përpara ndeshjes së parë që Barcelona do të luajë ndaj Rayo Vallecano, të dy këta lojtarë mund të përfitojnë nga klauzola që kanë në kontratë dhe të largohen pa pasur asnjë detyrim ndaj klubit.
Ndërkohë, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vijon të qetësojë tifozët duke deklaruar se të gjitha blerjet e reja të kësaj vere do të regjistrohen në kohë.