Parlamenti i Letonisë e ka cilësuar Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit.
Në deklaratën e këtij institucioni, përmendet lufta në Ukrainë, aktivitetet e Rusisë në Siri dhe helmimet e disa prej kritikëve të Kremlimit, si arsye për marrjen e këtij vendimi.
Parlamenti letonez miratoi rezolutën për Rusinë këtë të enjte ku votuan 67 deputetë, ndërkaq 16 abstenuan.
Përmes rezolutës, ligjvënësit dënojnë dhunën e Rusisë kundër civilëve në përpjekjet e shtetit për të përfituar politikisht dhe përdorimin e municioneve të ndaluara për të ngjallur frikë dhe për të vrarë civilët pa dallim.
Letonia i bëri thirrje edhe Bashkimit Evropian që të ndalojë lëshimin e vizave për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë, duke theksuar se pushtimi rus i Ukrainës po kryhet me mbështetjen dhe përfshirjen e regjimit bjellorus.