FBI u përpoq të zbulonte dokumente të klasifikuara të lidhura me armë bërthamore, mes objekteve të tjera, ku kontrolloi shtëpinë e ish-presidentit Trump në Florida.
Ndërkohë, kryeprokurori Merrick Garland deklaroi se kishte “aprovuar personalisht” bastisjen e kompleksit “Mar a Lago”, të ish-kreut të shtetit.
“Së pari, personalisht aprovova vendimin për një mandat kontrolli. Së dyti, departamenti nuk i merr vendime të tilla lehtë. Aty ku është e mundur është praktikë standarde të kërkohen mjete më pak ndërhyrëse për të bërë kontrolle dhe për të shtrirë në mënyrë të ngushtë çdo kërkim që merret”, u shpreh ai.
Sidoqoftë, Departamenti i Drejtësisë nuk e ka publikuar deri tani mtovin e kontrollit, por mandati i publikuar mund ta bëjë një gjë të tillë.
Vetë Trump ka kohë këtë të premte për të kundërshtuar publikimin e tij, ose t’i publikojë detajet personalisht.
Kontrolli i së hënës i ushtruar nga FBI mendohet se është bërë në kuadër të një hetimi për të zbardhur nëse ish-presidenti ka marrë dokumente të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë.