Shëndet Sugjerimi i nutricionistes shqiptare: Pini ujë të nxehtë në verë

Sugjerimi i nutricionistes shqiptare: Pini ujë të nxehtë në verë

Nutricionistja Diola Dosti u shpreh se gjatë stinës së verës duhet pirë ujë i nxehtë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

“Në mëngjes filloj me një gotë me ujë të nxehtë si në temperaturën e çajit, i hedh brenda disa fara chia që të gjithëve ju duhen për të furnizuar trurin apo çdo qelizë, mund t’i shtoj pak xhinxhër, pak limon,” – tha Dosti për Euronews Albania, ndërsa theksoi se mos konsumimi i sasisë së duhur të ujit do të çonte në plakje të parakohshme.