Përmirësohet gjendja shëndetësore e shkrimtarit Salman Ruzhdie. Ai është hequr nga oksigjeni dhe është në gjendje të flasë sërish.
Autori i librit “Vargjet Satanike” u sulmua me thikë, më 12 gusht, gjatë një seminari në skenën e Institutit Shatakua në shtetin e Nju Jorkut.
Agjenti i tij, Andrew Wylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane, por më parë kishte thënë se autori mund të humbasë një sy.
Autori i dyshuar mbi ngjarjen është një 24-vjeçar i identifikuar si Hadi Matar i cili është arrestuar tani më nga policia. Mediat shkruajnë se ai ishte një adhurues gardës revolucionare iraniane.
Kjo ngjarje e rëndë ka bërë jehonë të madhe në mediat iraniane. Disa prej tyre kanë lavdëruar autorin e sulmit teksa gazeta «Kayhan» shkruan se dora e njeriut “që grisi qafën e armikut të Zotit duhet puthur”.
Salman Rushdie u fsheh nën mbrojtjen e policisë britanike në vitin 1988 pasi romani i tij “Vargjet Satanike” u konsiderua nga disa myslimanë si blasfemi. Në atë kohë udhëheqësi më i lartë i Iranit bëri thirrje për vrasjen e shkrimtarit.