Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se një zyrtar i lartë në qytetin e Elbasanit është duke u hetuar për çështje pasurie.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur.
Ajo tha se ky ka qene edhe fokusi i takimit qe zoti Qato ka pasur sot në Prokurorinë e Krimeve të Renda.
“Në dijeninë time zoti Qato ka diskutuar për një zyrtar shumë të lartë në Elbasan që është duke u hetuar, nuk është thashethem dhe më besoni për këtë, bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që zoti Qato me mbërritjen ne Elbasan ka nisur hetimet për këtë zyrtar të lartë, i zgjedhur, është i zgjedhur, në kuadër të këtij hetimi të nisur për çështjen e pasurisë me prokurorinë e Krimeve të Renda, fokusi kryesor i takimit ka qenë ky, me pas janë analizuar edhe të dhënat për ngjarjet e tjera”.