Një vilë dykatëshe është goditur nga rrufeja, në fshatin Drenovicë në Dimal.
Në momentin që ndodhi ngjarja, pjesëtarët e familjes Golemi kanë qenë në katin e parë të vilës, dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë.
Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha, sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.
Siç shihet edhe në video, kati i dytë është bërë shkrumb e hi, duke lënë në qiell të hapur familjen që jetonte aty.