Një ngjarje e rëndë kriminale u ka marrë jetën dy personave në Vlorë nga një atentat i organizuar.
Viktimat udhëtonin me një automjet kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje.
Për pasojë, mjeti i viktimave ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Identiteti i të vrarëve nuk dihet ende. Forcat e policisë konstatuan brenda makinës trupat e pajetë të viktimave.
Mësohet se në Frakull të Fierit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket atentatorëve. Këta të fundit, pas vrasjes së dyfishtë në Vlorë u larguan me shpejtësi dhe kanë djegur automjetin.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur krimin.