Aktualitet “Qytetari ynë i pafajshëm”, konsullja e Ukrainës nuk lejohet të marrë pjesë...

“Qytetari ynë i pafajshëm”, konsullja e Ukrainës nuk lejohet të marrë pjesë në seancë

Svitlana Bogdanova

Konsullja e Ukrainës është interesuar që të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet ndaj 3 shtetasve të kapur në uzinën e Gramshit, përfshirë një ukrainas, por nuk është lejuar.

Svitlana Bogdanova është shprehur se beson se ukrainasi i arrestuar është i pafajshëm dhe sa ka qenë vetëm turist.

“Besoj që qytetari jonë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje”, tha Bogdanova.