Mërgim Mavraj, ish-kapiteni i Kombëtares, mund të luajë në Superiore këtë sezon. Partizani po tenton të bëjë goditjen e madhe në fund të merkatos për të veshur të kuq mbrojtësin 36-vjeçar.
Mavraj është pa skuadër aktualisht dhe në klubin kryeqytetas gjykojnë se ai mund t’i bëjë punë Partizanit me eksperiencën e gjatë që ka. Ai konsiderohet si një zëvendësues ideal i Belicës, i larguar pak më parë.
Mbrojtësi i lindur në Gjermani numëron rreth 50 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka qenë një nga shtyllat e saj në prapavijë në arritjen historike në Euro 2016.
Vetë lojtari ka pranuar se është në bisedime me klubin e Partizanit, ndaj dhe mbetet të shihet si do të përfundojnë këto bisedime.
Nëse Mërgim Mavraj do të luante në Superiore, do të ishte vërtet një lëvizje e bujshme, pavarësisht se mbrojtësi është në perëndim të karrierës.