Horoskopi Jennifer Lopez nuk pranon të punësojë persona të shenjës së Virgjëreshës. Arsyeja...

Jennifer Lopez nuk pranon të punësojë persona të shenjës së Virgjëreshës. Arsyeja do iu lërë pa mend

Virgjëreshat me siguri janë tronditur shumë gjatë kësaj jave pasi mësuan që nuk kanë asnjë shans për të punuar me Jennifer Lopez. Kjo e fundit, mund të të skualifikojë nga një pozicion pune vetëm nëse mëson që shenja jote e horoskopit është Virgjëreshë. Gjithsesi, a ka gjasa të humbasim një vend pune vetëm prej shenjës së horoskopit?

Të përdorësh shenjën e zodiakut të dikujt për të marrë vendime duket shumë tendencioze dhe në fund të ditës është e gabuar.

Një studim i vitit 2020 zbuloi se pjesëmarrësit e eksperimentit të bërë në Kinë, (duke përfshirë një grup të përbërë nga profesionistë të burimeve njerëzore), ishin më pak të gatshëm të punësonin kandidatët në CV-të e të cilëve tregonin se i përkisnin shenjës së Virgjëreshës. Kjo për shkak të tipareve të perceptuara si të pakëndshme të tyre.

Madje, në Kinë një pjesë e mirë njerëzish qëllimisht i shmangin Virgjëreshat (ata të lindurit mes 23 gushtit dhe 22 shtatorit), si partnerë, si punonjës, miq, etj- vetëm sepse perceptohen (pa të drejtë) si kritikues, të bezdisshëm, të fiksuar pas pastërtisë, etj.

Kur ekipi i studimit bëri një studim krahasues mbi stereotipet astrologjike me pjesëmarrësit në SHBA, ata zbuluan se, në përgjithësi, amerikanët binin më pak dakord se homologët e tyre kinezë, se njohja e shenjës astrologjike të dikujt duhet të ndikojë tek vendi i ri i punës.

Në përfundim të eksperimentit, atje rezultoi se ishin Gaforret ato që shiheshin më negativisht nga shumica e njerëzve. Gjithsesi, shenjat e horoskopit janë temë interesante për t’u diskutuar dhe argëtuar në kohë të lirë, por kurrsesi nuk mund të të përfaqësojnë 100% e aq më pak të humbasësh punën prej saj.

Shenjat e zodiakut nuk parashikojnë as performancën në punë dhe as efektivitetin tonë atje, por ndonëse njerëzit e dinë këtë shumë profesionistë në karrierë konsultohen me astrologë para se të punësojnë dikës apo para se të marrin hapa të rëndësishme në punën e tyre.