Aktualitet Grabiste turistët, arrestohet autori i 19 vjedhjeve në Sarandë

Grabiste turistët, arrestohet autori i 19 vjedhjeve në Sarandë

Policia e Sarandës arrestuar autorin e dyshuar të 19 vjedhjeve në qytetin bregdetar. I arrestuari me iniciale B.S. akuzohet, sipas policisë, se vjedhjet i ka kryer në Sarandë gjatë sezonit veror 2021 dhe 2022.

45-vjeçari nga Rrogozhina dyshohet se ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 Lekë, 11 000 Euro dhe 1 000 Dollarë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura.

Ndërkohë policia vijon hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky person.

45-vjeçari B.S. ka qenë i dënuar më parë në Itali dhe Greqi për të njëjtën vepër penale.