Është ndarë nga jeta Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik.
Ai ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 91-vjeçare.
Agjencitë shtetërore të Rusisë raportuan se Gorbachev ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë.
“Mikhail Sergeevich Gorbachev vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë”, konfirmoi spitali në Moskë.
Mikhail Gorbaçov u bë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitin 1985, ndërsa mbahet mend për zbatimin e reformave të thella politike dhe ekonomike dhe ndihmoi në dhënien fund të Bashkimit Sovjetik dhe Luftës së Ftohtë.