Zona e Çermenikës në Librazhd nga sot e tutje do të përfaqësohet nga një shoqatë.
Në ambientet e Muzeut Kombëtar me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve me banim në zonën e Çermenikës, por edhe nëpër qytetet e tjera të vendit u themelua sot Shoqata Kulturore Çermenika 2017.
Pas përshëndetjeve të rastit, ku u në pah edhe historia e Çermenikës, u zhvillua një votim i fshehtë për zgjedhjen e drejtuesve të shoqatës.
Pas votimit, kryetar i saj i shoqatës Kulturore Çermenika 2017 me 200 vota u zgjodh z. Behar Almeta.
Almeta, një biznesmen i suksesshëm dhe një ndër nismëtarët kryesorë të organizimit të shoqatës premtoi pas zgjedhjes se tij se do të punojë me përkushtim për promovimin e zonës së Çermenikës, si nga traditat kulturore e patriotike, por edhe thithjen e investimeve për zonën.
Në këtë mënyrë, banorët e zonës së Çermenikës do të kenë tashmë edhe një zë zyrtar të tyrin për zgjidhjen e problemeve të tyre, por edhe për aktivitetet kulturore dhe sociale.